HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Zbulimi' i Samuel Nikajt debutoi 16 vjeç e 9 muaj në Superligë....

‘Zbulimi’ i Samuel Nikajt debutoi 16 vjeç e 9 muaj në Superligë. Aq sa Edon Hasani

Ne ndeshjen e para kater diteve ndaj Luftetarit, ne fushe per Laçin ka zbritur per disa minuta edhe nje futbollist i ri i cili pritet te jete me shume te ardhme. Trajneri Cungu ka vendosur t’i besoje dhe ai e ka justifikuar aktivizimin e tij per here te pare ne Superligen shqiptare.

Behet fjale per Arber Bytyçin i cili eshte vetem 16 vjeç e 9 muaj, megjithate debutoi ne Superiore shqiptare. Lojtari nga Prizreni i Kosoves ne fakt eshte “zbulimi” i Samuel Nikaj, trajnerit shkodran qe punoi ne fillim te ketij sezoni me Lirine e me pas ua sugjeroi drejtuesve te Laçit qe e moren, e aktivizuan tek ekipi U17 por duke qene gjithnje ne vemendjen e stafit te ekipit te pare, derisa erdhi dhe debutimi me te.

Gjate ndeshjeve miqesore te veres se kaluar ai e ka aktivizuar ne disa miqesore me ekipin e pare dhe ka konstatuar tek ai disa elemente te mire. Luan si mesfushor anesore (ne ndeshjen e para kater diteve tek Laçi luajti si mbrojtes i majte), ka nje te majte te mire, driblimin po ashtu si dhe force. Kuptohet qe ka nevoje te rritet taktikisht dhe te punoje fort sepse te ardhmen e ka perpara.

Samuel Nikaj per “Shkodra Sport” do te thoshte keshtu per Bytyçin: “Me vjen mire qe nuk jam gabuar ne konstatimin tim. Eshte nje lojtar me disa te dhena shume te mira, por qe i duhet te vazhdoje te punoje fort.

16 vjeç e 9 muaj vetem Edon Hasani ka debutuar vite me pare ne Superligen shqiptare. Tashme eshte Arbri dhe shpresoj qe te kete nje karriere te suksesshme edhe ai si Edoni”.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments