HomeKRYESORE'Do zhdukesha një vit nga Instagrami', Ferdinand tallet me mbrojtësin e Barçës

‘Do zhdukesha një vit nga Instagrami’, Ferdinand tallet me mbrojtësin e Barçës

Dominimi i Bayern Munchen dhe triumfi 8-2 kundër Barcelonës së Leo Messit i ka lënë të gjithë pa fjalë. Të shumta janë komentet rreth çerekfinales së paharrueshme në Champions League.

Ironi dhe tallje pafund ndaj ekipit spanjoll, teksa Rio Ferdinand është ndalur te goli i pestë i gjermanëve. Atë e shënoi Joshua Kimmich, por meritën kryesore e ka Alphonso Davies.

19-vjeçari i talentuar, ndërmori një inkursion fantastik, bëri çfarë deshi në krahun e majtë, poshtëroi portugezin Nelson Semedo dhe i dhuroi Kimmich një asist perfekt.

“Reagim pa lidhje, i tepruar dhe i panevojshëm. Po të isha në vend të Semedos, do zhdukesha një vit nga Instagrami“, shkruan ish-mbrojtësi i njohur anglez në Twitter. /abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments