Pas 5 lojtareve, drejt ikjes eshte edhe trajneri Besnik Lisha. Kjo do te thote se Vllaznia e volejbollit te femrave ka pesuar ndryshime tea medha dhe ne fakt jane ndryshime per keq.

Problemet e lindura brenda- perbrenda stafit por edhe drejtuesve, kane bere qe njeriu i cili erdhi nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes per te nisur nje projekt shume serioz per ngritjen e ketij ekipi ne nivele te lart, ta lere ate pa e filluar mire.

Dhe ajo qe te ben pershtypje eshte se kete projekt, Lisha me shume te ngjare do ta spostoje ne Korçe. Aty ku drejtuesit e klubit Skenderbeu i kane hapur dyert dhe i kane ofruar kushte shume te mira pune.

Si rrjedhoje e kesaj, trajneri i Vllaznise ne mos e ka dhene deri tani, pritet te jape doreheqjen nga ky funksion e te sportohet ne Korçe. Aty ku tashme jane transferuar edhe tre prej lojtareve kryesore te ekipit shkodran, Peteza, Kiri dhe Preçetaj.

Nje gje e tille ne fakt eshte absurde. Te vish nga Amerika, te marresh persiper jo vetem detyren e trajnerit por edhe te sponsorit dhe te mos kesh mundesi te punosh, vetem ne Shkoder ndodh per fat te keq.
www.shkodrasport.com