Ardit Hoxhaj, Aleksandar Isaevski, Ardit Krymi e Herald Marku nga e hena do t’i shtohen organikes se skuadres shkodrane ne stervitje dhe si rrjedhoje, ajo tashme ka nisur te plotesohet.

Nga 13 futbolliste qe kane qene te pranishem diten e pare te stervitjes, numrin tashme ka shkuar ne 17 dhe do te rritet serish ne ditet ne vijim.

Per trajnerin Brdariç e rendesishme ka qene te mos humbet me kohe dhe ekipi te dale ne stervitje nderkohe qe do te plotesohet rruges me lojtaret e duhur.

Burime prane skuadres bejne te ditur se ne planet e drejtuesve eshte afrimi edhe i 7-8 lojtareve te tjere. Perforcime qe do te behen duke filluar nga porta e po ashtu duhen edhe se paku dy mbrojtes te tjere.

Po ashtu edhe dy mesfushore dhe dy sulmues. Duke menduar edhe rinovimin me ndonje lojtar tjeter te sezonit te kaluar, skuadra merr formen e plote dhe do te jete pastaj ne pritje te startit te sezonit te ri, start qe pritet te jete krejt ndryshe ne krahasim me ate qe u mbyll.
www.shkodrasport.com