Një tjetër mbrëmje dramatike në Champions! Pas Bajernit që shkatërroi me rezultatin 8-2 Barcelonën, ishte radha e Lionit, për t’i shtangur të gjithë, duke eliminuar Mançester Sitin e Pep Guardiolës dhe duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e trofeut më të rëndësishëm për klube, ku do të ndeshet me Bajernin.

Skuadra franceze e Rudi Garsias triumfoi me rezultatin 1-3 ndaj “qytetarëve”, falë golit të Kornet dhe dopietës së Dembele. Për anglezët realizoi De Bryjn, i cili vendosi përkohësisht baraspeshën, por pa mundur të shmangë këtë eliminim dramatik.

Kujtojmë që kjo është surpriza e dytë e Lionit, pasi më herët eliminuan Juventusin, falë golit në fushën kundërshtare.

FT: MANÇESTER SITI – LION 1-3

De Bryjn 69′ / Kornet 23′ , Dembele 79′ , 87′