Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKuman merr vendimin e parë si trajner i Barcelonës, sulmuesi jashtë planeve...

Kuman merr vendimin e parë si trajner i Barcelonës, sulmuesi jashtë planeve të holandezit

Ronald Kuman nuk humbet kohë dhe ka nisur nga puna për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Holandezi ka vendosur të mos besojë më tek Luis Suarez, i cili edhe në këtë sezon ka pasur problem fizike të cilat nuk e kanë lejuar të paraqitet në nivelet e viteve të kaluara.

Kështu, nga Spanja janë të sigurt se trajneri i ri i ka komunikuar uruguajanit se nuk bën pjesë në planet e tij dhe të shoqërisë.

Në ditët në vazhdim pritet që klubi të zgjidhë edhe kontratën me sulmuesin duke qenë se ajo përfundon në vitin 2021. 33-vjeçari do të jetë një futbollist i lirë dhe do të mund të zgjedhë destinacionin më të mirë për të ardhmen e tij, ndërkohë që në skenë dalë emrat e klubeve amerikane, por është edhe mundësia e një rikthimi te Ajaks. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments