HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë tjetër shkodran rikthehet 'në shtëpi'. Firmos Uheid Hoxha

Një tjetër shkodran rikthehet ‘në shtëpi’. Firmos Uheid Hoxha

Nje tjeter shkodran rikthehet “ne fole”. Mesfushori 20 vjeçar Uheid Hoxha pas nje viti rrugetimi tek Besa e Kavajes, sot ka firmosur per Vllaznine.

Konfirmimin per firmen ne kontrate e ka dhene vete lojtari teksa ka postuar ne profilet e tij ne rrjetet sociale disa foto bashke me drejtorin sportiv Matko Djarmati.

“I lumtur qe rikthehem ne shtepi”- shkruan shkurt Hoxha. Mesfushori organizator pritet te jape kontributin e tij per kuqeblute ne sezonin e ri.

Ende nuk jane bere te qarta detajet e kontrates se firmosur prej tij me Vllaznine dhe kohezgjatja e saj megjtihate e rendesishme eshte qe Uheid Hoxha do te jete pjese e Vllaznise.

Ne fakt vete lojtari nje dite me pare ne nje prononcim per “Shkodra Sport” e kishte pranuar se ishte shume prane firmes me kuqeblute dhe tashme ajo erdhi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments