HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEgnatia nuk ndalet, pas Shtubinës e vëllezrëve Magani, vjen mbrojtësi që ka...

Egnatia nuk ndalet, pas Shtubinës e vëllezrëve Magani, vjen mbrojtësi që ka luajtur titullar me Partizanin e Kukësin

Egnatia e ka ndarë mendjen dhe duket se presidenti Demrozi e ka të qartë se të ngjitesh në elitë, nuk mjaftojnë vetëm trajneri, por duhen edhe lojtarë që kanë luajtur në kampionatin e Superiores.

Gëzim Krasniqi, mbrojtësi shtatlartë kavajas që ka luajtur më parë me Besën si titullar, apo dhe me Flamurtarin, Kukësin dhe Partizanin, ka firmosur në Rrogozhinë.

Pak më parë është bërë zyrtarizimi dhe Gëzim Krasniqi do të jetë nga nesër me skuadrën e tij të re, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani.

Egnatia e sezonit të ri, duket se do të jetë si një ekip Superlige, teksa sheh emra si: Artur e Endri Magani, Shtubina apo Krasniqi, pa përmendur edhe Mustafajin, Ramazanin e ndonjë tjetër që janë bërë pjesë e rrogozhinasve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments