Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREBesëlidhja fiton miqësoren me Shënkollin. Shënon edhe shkodrani Arenc Dibra

Besëlidhja fiton miqësoren me Shënkollin. Shënon edhe shkodrani Arenc Dibra

Besëlidhja edhe këtë sezon nuk ka se si të mos jetë një skuadër me pretendime për në Kategorinë Superiore.

Lezhjanët kanë ruajtur ‘bërthamën” me lojtarët e sezonit të shkuar, ndërsa kanë afruar edhe disa lojtarë cilësorë nga Serbia por edhe shqiptarë të spikatur në Superiore dhe në Kategorinë e Parë.

Besëlidhja ka luajtur një test me skuadrën e Shënkollit që vjet ishte pjesë e Kategorisë së Parë dhe këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Dytë.

Besëlidhja ka fituar 0-2 në saj edhe të golave të shënuar nga Ded Bushi apo dhe sulmuesi shkodran Arenc Dibra.

Ky i fundit eshte bashkuar serish me kete ekip pas nje periudhe shkeputje si rrjedhoje e nje demtimi qe ka kaluar dhe tashme duket se eshte rikthyer serish ne nivele te larta dhe do te jete pike referimi per sulmin lezhjan.

Më shumë kjo ndeshje i ka vlejtur lezhjanëve dhe stafit teknik, për të parë harmonizimin e skuadrës në prag të sezonit të ri futbollistik./Vipspor/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments