Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkodranët e përsërisin sërish: Kush është fituesi këtu? Vllaznia

Shkodranët e përsërisin sërish: Kush është fituesi këtu? Vllaznia

Vllaznia e ka perseritur serish. Pas ndeshjes se sotme, njelloj si pas asaj me Apolonine, ekipi shkodran me t’u degjuar vershellima e fundit e arbitrit, nuk i eshte drejtuar dhomave te zhveshjes.

Trajneri Brdariç ka mbledhur skuadren ne mesin e fushes dhe te kapur te gjithe nga supet e njeri- tjetrit kane formuar nje rreth.

Kane qendruar ashtu per disa sekonda dhe pas brohoritjes se zakonshme “Who is the winner? Vllaznia”, i jane drejtuar dhomave te zhveshjes.

Uniteti qe mbizoteron tek ekipi shkodran duket se eshte pika me e forte e saj dhe meriten me te madhe per te padyshim qe e ka trajneri gjerman i saj.

Pas ndeshjes vete ai i pyetur nga gazetaret se cili nga golat i pelqeu me shume, duke mos dashur te dale ne emra dhe preferenca deklaroi se nuk e mban mend se kush i shenoi ato.

Kete ndjesi per te mos bere diferencime, ai e ka perçuar edhe tek lojtaret dhe jo me kot edhe sulmuesi Dilaver pas ndeshjes deklaroi se nuk eshte e rendesishme kush shenon, por te fitoje Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments