Tuesday, January 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESORECungu u largua nga Laçi, por klubi nuk ka bërë divorc zyrtar

Cungu u largua nga Laçi, por klubi nuk ka bërë divorc zyrtar

Armando Cungu, fill pas ndeshjes me Kastriotin e cila përfundoi në barazim 1-1, edhe pa asnjë debate me presidentin Laska, ndoshta në nerva e sipër dhe kjo si rrjedhë llogjike e rezultateve në dy javët e para, e sidomos barazimit në Laç me krutanët që nuk priteshin.

Por, ndonëse Cungu u largua, duket se Laçi nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar, qoftë për konfirmimin e largimit të tij, apo dhe një shkarkim të mundshëm, siç edhe ndodh kur ka largime apo afrime në staf e lojtarë, në Laç e jo vetëm.

Nuk është çudi që palët të ulen e të bisdojnë duke ulur gjakrat dhe që Armando Cungu të rikthehet e të vijojë punën me kurbinasit, një punë që ka nisur me nje projekt madhor këtë verë, ku janë bërë afrime cilësore e janë mbajtur titullarët që spikatën në edicionin e shkuar edhe pse patën shumë oferta…/Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments