Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREArsyeja e mungesës së Armando Brojës te Shqipëria, mjekët e Chelsea-t nisen...

Arsyeja e mungesës së Armando Brojës te Shqipëria, mjekët e Chelsea-t nisen nga Londra për talentin kuqezi

Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm as në përballjen e sotme të Shqipërisë kundër Bjellorusisë, atje ku kuqezinjtë kërkojnë fitoren me çdo kusht.

Sulmuesi i Viteshes nuk ishte gati as në fitoren e Kombëtares në shifrat 3-1 kundër Kazakistanit. Në media është përfolur shumë edhe për një përplasje me trajneri Reja, por e vërteta është tërësisht ndryshe.

E raportuar edhe nga gazetari Egi Duro për “Supersport”, Broja ka mbërritur i dëmtuar te Shqipëria.

Prej tre ditësh ka mbërritur sërish te Vitesse në Holandë, atje ku mjekët e skuadrës që i zotëron kartonin, Chelsea-t, janë nisur nga Londra për të kontrolluar talentin shqiptar sa i përket shëndetit të tij. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments