Dita e djeshme ka dhuruar nje lajm te keq per futbollin e femrave ne vendin tone. Njera prej lojtareve me te mira te kampionatit shqiptar, por edhe kombetares kuqezi, pikerisht Sara Maliqi, i ka dhene fund futbollit te luajtur.

Ajo luajti dje ndaj Luksemburgut ndeshjen e fundit në radhët e përfaqësueses kuqezi, pas vendimit të saj për t’u tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur.

Maliqi vendosi që të varë këpucët në gozhdë në moshën 28-vjeçare dhe ndeshja e fundit me Kombëtaren ndaj Luksemburgut në stadiumin “Elbasan Arena” ishte e fundit për Sarën, e cila ka qenë një nga lojtaret kyçe dhe nga më kontribueset në futbollin e vajzave në Shqipëri.

Mbrojtësja kuqezi luajti dje ndeshjen e saj të 58-të në radhët e Kombëtares shqiptare dhe përmes një ceremonie të shkurtër përpara sfidës në Elbasan, anëtarja e KE-së së FSHF-së, Anila Basha i dhuroi në emër të FSHF-së një fanellë të Kombëtares me emrin “Sara Maliqi”, dhe numrin 58, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e saj të paçmuar në rritjen e futbollit të vajzave në Shqipëri dhe Kombëtares shqiptare.

Sara Maliqi ka qenë edhe pjesë e ekipit të Vllaznisë prej disa vitesh duke u shnderruar ne nje nga lojtaret me te rendesishme te saj dhe duke dhene nje kontribut shume te madh si ne sukseset kombetare ashtu edhe ne Kupat e Europes.