Në ndeshjen që Tirana humbi në Shkodër, Isak Gyamfi, lojtari nga Gana gjatë një dyluftimi me një nga lojtarët vendas ra në tokë me kokë dhe pësoi një dëmtim mjaft të rëndë.
Kjo krijoi panik në fushë, por edhe tek të pranishmit në të dyja kampet që janë mundur t’i japin ndihmën e parë.
Gyamfi përfundoi në spitalin e qytetit të Shkodrës, ku fillimisht mori ndihmë edhe më pas u transportua sërish në përkujdesjen e mjekëve drejt Tiranës.
Lojtari nuk kishte si të merte pjesë në stërvitje, pasi është në monitorim nga mjekët, ndërsa vetëm javën e ardhshme mund të ketë një vendim për të, për të nisur seancat stërvitore në mënyrë individuale apo me grupin…/Vipsport.al















