Wednesday, March 4, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREValdet Rama përsëri protagonist në Gjermani me gol, luftë për të mos...

Valdet Rama përsëri protagonist në Gjermani me gol, luftë për të mos rënë nga kategoria

Valdet Rama është kthyer të bëjë rolin e protagonistit kryesor te skuadra e Mepen në kategorinë e tretë gjermane, ku këtë vit lufton për një objektiv ndryshe nga herët e tjera, ai për të mos rënë në Ligat Rajonale.

Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare që kaloi nëj seozn në radhët e Kukësit, ka gjetur edhe sot rrjetën me ekipin e tij, duke e ndihmuar që të merrte një fitore surprizë 2-0 ndaj Ingolshtad që lufton për ngjitjen në Bundesligën 2 dhe kthimin në elitë.

Mepen dominoi sfidën në fillim dhe Rama ishte pjesëmarrës në aksionin që solli golin e parë.

Ndërsa më pas, në të dytin, pasi dribloi dy kundërshtarë, dërgoi vetë sferën pas krahëve të portierit, duke shënuar golin e tij të dytë personal për këtë sezon.

Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për Mepen, që gjendet aktualisht në vendin e fundit në renditje në kategorinë e tretë, por ngushtoi diferecnën me skuadrat që ka më sipër në renditje, /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments