Vllaznia ia doli të merrte një fitore të rëndësishme në transfertë 0:3 ndaj Kastriotit. Përveç rezultatit, shkodranët bënë edhe lojë.
I ftuar në studion e Rubrikës Sportive në RTSH është drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati.
Djarmati u shpreh i lumtur me ekipin, pasi askush nuk fiton dot lehtë ndaj krutanëve.
”Më mirë do ishte një barazim me Kukësin. Ishte një hap fals atë ditë. Jam i kënaqur që kemi reaguar. Asnjë ekip nuk ka fituar kaq lehtë kundër Kastriotit” – Tha Djarmati.
Vllaznia renditet ne vendin e parë me 16 pikë, duke e nisur mirë sezonin./newsport/


