Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAltin Xhahysa: Vllaznia për mënyrën si luan nuk ka frikë asnjë ekip,...

Altin Xhahysa: Vllaznia për mënyrën si luan nuk ka frikë asnjë ekip, as Bylisin /VIDEO

Vllaznia e sivjetme ka bërë mirë deri tani dhe me rezultatet pozitive që po arrin dhe mënyrën e lojës që po zhvillon, i ka bërë për vete të gjithë. Me superlativa flet për ecurinë e saj edhe ish-futbollisti i saj Altin Xhahysa. Në një prononcim për “Shkodra Sport” ai shprehet:

“Kjo Vllazni po na shijon dhe po na gëzon dita- ditës dhe vetëm me një fjalë mund ta përshkruaj ecurinë e saj: Sukses! Fitorja ndaj Kukësit ishte konkluzioni i lojës së mirë, i vendosjes së duhur të trajnerit, për të cilin e kam thënë edhe më parë, se ka meritën absolute të kësaj ecurie.

Tek Vllaznia e sivjetme nuk ka individë, nuk ka emra, por aty është grup, aty është fryma pozitive që e ka futur trajneri dhe që ka sjellë këto rezultatet pozitive të deritanishme”- është shprehur Xhahysa.

Vllaznia ndërkohë të mërkurën do të luajë në Ballsh ndaj Bylisit dhe i pyetur nëse ajo do ta vijojë serinë e fitoreve, Xhahysa përgjigjet: “Për mënyrën si e organizon ndeshjen Vllaznia dhe për mënyrën si e zgjidh ajo lojën, nuk kam frikë asnjë ekip dhe jo vetëm Bylisin”.

Po kush mund të jetë rivali kryesor i kuqebluve këtë sezon? Ish- futbollisti i saj shprehet: “Për momentin nuk shoh ekip rival për arsye se mënyra e lojës që bën Vllaznia, ekipet e tjera të kampionatit shqiptar e kanë të vështirë ta përballojnë atë”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments