Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDilaver ende në momentin 'jo', BRDARIC ka gati 'asin nën mëngë' te...

Dilaver ende në momentin ‘jo’, BRDARIC ka gati ‘asin nën mëngë’ te Vllaznia

Sulmuesi Haris Dilaver prej 9 ndeshjesh nuk shënon te Vllaznia. Në duelin e fundit me Apoloninë, trajneri Thomas Brdaric vendosi të ulë në stol boshnjakun, duke i besuar sulmin Hoxhaj dhe Da Silvës.

Duket se stafi teknik mund të bëjë sërish një rokadë lojtarësh, teksa në grup është edhe sulmuesi Salim Cisse. Ky i fundit ne fakt ende nuk ka debutuar me kuqeblute.

I afruar në merkaton e dimrit, duket se shtatëlarti nga Guinea ka bindur drejtuesit, që kanë firmosur me lojtarin. Në dy sfidat e fundit Cisse ka qenë në stol, duke pritur momentin e tij.

Teksa dueli i radhës në Superligë është ai me Skënderbeun në transfertë, duket se Brdaric e ka “asin nën mëngë” për sulmin. 31 vjeçari Dilaver tanimë nuk është i paprekshëm në sulm dhe “shterpësia” mund t’i kushtojë vendin e titullarit, me shtatëlartin që njihet për aftësinë e lojës në ajër./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments