Wednesday, February 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGol që vlen finalen, Armando Broja rrëmben skenën në Holandë. Sulmuesi shqiptar...

Gol që vlen finalen, Armando Broja rrëmben skenën në Holandë. Sulmuesi shqiptar nuk ndalet

Armando Broja vazhdon të shkëlqejë në Holandë me skuadrën e Viteshes, ku luan i huazuar nga Çelsi.

Sulmuesi i Shqipërisë ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, duke i dhënë avantazhin Viteshes në minutën e 75′ ndaj Venlos, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës. Talenti shqiptar, shfrytëzon në maksimum një krosim të Tanane, duke goditur bukur me kokë, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës.

Një gol më shumë vlera ky i Brojës, që i hapi rrugën edhe golit të Tanane në minutën e 84′, që vulosi rezultatin në 2-0 dhe kalimin në finale të Kupës, ku do të përballen me fituesin e çiftit Herenven-Ajaks.

Kjo është ndeshja e dytë radhazi që Broja shënon me Viteshen, pasi të njëjtën gjë bëri edhe në fundjavë ndaj PSV-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments