...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDisiplina e paralajmëroi, Vllaznia kërkon mirëkuptimin e tifozëve

Disiplina e paralajmëroi, Vllaznia kërkon mirëkuptimin e tifozëve

Komisioni i Disiplines prane Federates Shqiptare te Futbollit ne mbledhjen e tij te sotme paralajmeroi Vllaznine se ne rast perseritje te deshtimit te permbushjes se Prokollit Sanitar, do te behej objekt i Komisionit te Disiplines.

Per kete arsye, vete klubi shkodran permes faqes se tij zyrtare pak minuta me pare, u ka shpjeguar situaten tifozeve te saj dhe ka kerkuar mirekuptimin e tyre per mospranine ne stadium sepse ndryshe ajo qe e peson do te jete Vllaznia. Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit shkodran:

“DISIPLINA PARALAJMËRON VLLAZNINË PËR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT SANITAR

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së në mbledhjen e tij të sotme ka paralajmëruar KF Vllaznia se në rast përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive duke mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Për këtë arsye, kërkojmë nga ana e tifozëve tanë të zjarrtë të na mirëkuptojnë sepse jemi të detyruar të zbatojmë këto rregulla sepse ndryshe pasojat do të jenë të rënda për klubin tonë.

Në stadium do të jenë vetëm 20 persona (jo tifozë), pikërisht drejtuesit e klubit, stafi administrativ si dhe sponsorët. Edhe njëherë tjetër, ju kërkojmë të na mirëkuptoni!
Vllaznia mbi të gjitha!”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.