HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJo vetëm pezullime, Edi Martini me dy lojtarë të dëmtuar me krutanët

Jo vetëm pezullime, Edi Martini me dy lojtarë të dëmtuar me krutanët

Teuta përballet me Kastriotin të shtunën në orën 16:00, në kuadër të Kategorisë Superiore. Trajneri Edi Martini po mendon për formacionin që do zbresë në fushë, teksa ekipi do jetë i përgjysmuar për shkak mungesash.

Siç edhe dihet, Renato Arapi, Blagoja Todorovski dhe Alban Aleksi kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do jenë pasnesër. Jo vetëm kaq, pasi dy lojtarë janë në dyshim.

Bëhet fjalë për Blerim Krasniqin dhe Ildi Grudën, të cilat janë të dëmtuar, e madje Krasniqi në Ballsh doli me problem duke mos e mbyllur sfidën.

Ndërkohë, që trajneri Edi Martini, pritet që të hedhë lojtarët e tjerë të gatshëm, për më tepër që luan me krutanët dhe synimi për durrsakët është rikthimi te 3 pikët…./Vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments