HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIronizon Skerdi BEJZADE: 12.2 km? Kaq i bën më i miri në...

Ironizon Skerdi BEJZADE: 12.2 km? Kaq i bën më i miri në Bundesligën gjermane, në Shqipëri ecin në fushë

Tirana ka postuar në faqen zyrtare rekordin e Jurgen Çelhakës ndaj Apolonisë. Mesfushori i talentuar bardheblu ka bërë 12.2 km vrap në fitoren 5-2 të Tiranës duke thyer kështu rekordin që kishte arritur shtatorin e kaluar me 11 km vrap.

Në postimin e klubit nuk kanë munguar as komentet e një prej tyre është edhe Skerdi Bejzade, ish-lojtari i disa skuadrave të ndryshme në Shqipëri, ndërsa aktualisht trajneri në Gjermani.

Ai është shprehur se këto shifra nuk janë vërteta për kampionatin shqiptar pasi 12 km vrap i bën lojtari më i mirë i ndeshjes në sfidë të Bundesligës gjermane.

Postimi i Skerdi Bejzades:

“BUNDESLIGE Gjermane me i miri eshte 12,3 km.. shumica vrapojne 10-11 km gjate 90 minutave. Sprinte 900 deri ne 1.200 Metra ngrijtje shpejtsie 50 deri 60 her edhe ndryshim ritmi cdo 5 sekonda.

Tashti lind pyetja ky mbasi i bo aerobi kto 12 km se me kampionatin shqiptar sa i kam pa une disa ndeshje vec ecin neper fushe prandaj me serioz se cfar shkruni ketu se nuk jane gjithe si dele me ju besu juve”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments