Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk ka surpriza për Dajën, Dovedan aktivizon Kojiç dhe Bej

Nuk ka surpriza për Dajën, Dovedan aktivizon Kojiç dhe Bej

Partizani pret Bylis teksa tre pikët janë një detyrim për të dyja ekipet, secila për objektiva të ndryshëm në këtë sezon. Të kuqtë pretendojnë titullin, ndërsa ballshiotët mbijetesën.

Ndërkohë, trajnerët kanë përzgjedhur edhe formacionet titullare, teksa Ilir Daja i Partizanit nuk ka bërë ndryshime nga formacioni i zakonshëm. Edhe në këtë sfidë, Ferhan Hasani nuk e nis si titullar ndërsa në fushë janë Mala, Çinari e Jasir Asani.

Nga ana tjetër, Veljko Dovedan ka guxuar me dy sulmues si Antoni Bej dhe Kojiç, ndërsa pjesë e 11-tëshes janë edhe Mehmetllari e Trumci. /VipSport/

Formacionet zyrtare:

Partizani: Hoxha, Belica, Broja, Bardhi, Çinari, Xhunior, Mala, Murataj, Hakaj, Bitri, Asani
Trajner: Ilir Daja

Bylis: Qirko, Ymeraliaj, Hadroj, Janku, Mehmetllari, Kojiç, Bej, Marselinjo, Ntefe, Loran, Trumci
Trajner: Veljko Dovedan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments