HomeKRYESOREGuardiola tregon “hallet” për formacionin e Champions: Lojtarët do më vrisnin për...

Guardiola tregon “hallet” për formacionin e Champions: Lojtarët do më vrisnin për të luajtur

Më datë 29 maj, Mnaçester Siti do të luajë për herë të parë në histori një finale të Champions League, teksa në Estadio Do Dragao të Portugalisë, takohet me Ccelsin. Sakaq, trajneri Pep Guardiola ka nisur të mendojë për formacionin që do të hedhë në fushë, ndërsa thekson vështirësinë për të përzgjedhur titullarët pasi të gjithë duan të luajnë.

“Unë e di se si ne luajmë, por ta shohim sepse kam dy opsione. Lojtarët të gjithë duan të luajnë. Ata do më vrisnin që ta luanin, unë e di këtë.

Do të jetë një vendim shumë i vështirë për mua, por do të analizoj kundërshtarin dhe do të provojmë.

Është e vështirë në një ndeshje normale t’i thuash lojtarëve se nuk do të luajnë, imagjinoni në një finale të Champions. Por, me lojtarët kemi marrëdhënie të mirë dhe kjo është punë”, u shpreh Guardiola. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments