Fitorja ndaj Teutës i ka dhënë Partizanit kryesimin, por edhe eufori se kjo skuadër tashmë është me të vërtetë shumë pranë titullit kampion. Kjo kuptohet edhe nga fjalët e drejtuesve të të kuqve pas përfundimit të sfidës.
Drejtori Olsi Rama ishte i pari që shprehu këtë entuziazëm, por nuk ngurroi edhe thumbimet për ngjarjet që ndodhën gjatë ndeshjes. “Ishte një fitore me aromë fitoreje mbi të gjithë dhe gjithçka. Një fitore shumë e bukur kundër nuk e di sa kundërshtarëve që kishim në fushë”, tha ai pas duelit.
Ndërkohë, presidenti Gazment Demi, e cilëson fitoren si provë karakteri dhe kryesimin mëse të merituar. “Jemi kryesues besoj me meritë. Shpresojmë të vazhdojmë. Skuadra me kënaqi shumë e gjithë problematikën. Luajtën mirë, me zemër, ishin me karakter”, tha demi në fjalët e tij. /vipsport/









