Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE“Po ju them të vërtetën”, Pogba: Kante një mashtrues, por nuk mund...

“Po ju them të vërtetën”, Pogba: Kante një mashtrues, por nuk mund ta urresh

Pol Pogba e ka quajtur me humor shokun e tij në kombëtare, N’Golo Kante si një mashtrues, pavarësisht se ai është një nga futbollistët më modestë dhe të dashur për tifozët.

Gjatë një interviste për “beIN Sports”, mesfushori i Junajtidit tha për rivalin e Çelsit:

“Ai mashtron shumë. Në lojëra me letra, në lojëra tavolinë. Sinqerisht, po ju them të vërtetën. Ai mashtron. Thotë se nuk e bën, por mashtron. Është një djalë i zgjuar N’Golo, por është sërish i dashur.

Ai është futbollisti më i dashur në historinë e futbollit. Atë nuk mund ta urresh, nuk është e mundur. Është modest, i sjellshëm dhe profesionist. Nuk ankohet kurrë dhe vetëm punon. Pastaj, teknikisht, në fushë ka gjithçka dhe është kudo”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments