Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPremier League gjen zgjidhjen, i jep lamtumirën 'offsideve' milimetrikë

Premier League gjen zgjidhjen, i jep lamtumirën ‘offsideve’ milimetrikë

Para dy sezonesh Manchester City ishte vetëm disa milimetra larg finales së Champions League ndaj Tottenham, por Raheem Sterling ishte shumë pak para mbrojtësve të Spurs dhe gjithçka u anulua e skuadra e Pochettinos shkoi në finale.

Pas kësaj të shumta ishin kontestimet, me Gianni Infantinon, presidentin e FIFA, që shprehej se klubeve nuk duhet t’u prishet sezoni për çështje milimetrash dhe gola të tillë duhet të konsiderohen të rregullt.

Tashmë duket se pozicioneve të tilla jashtë loje u ka ardhur fundi, të paktën në Premier League.

The Times raporton se Federata Angleze planifikon që për pozicionet jashtë loje të përdorë një vijë më të trashë, për të shmangur pikërisht pozicionet me pak centimetra jashtë loje. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments