HomeKRYESOREVllaznia U13 largohet me barazim dhe kryelarte nga kampionati

Vllaznia U13 largohet me barazim dhe kryelarte nga kampionati

Vllaznia U13 eshte eliminuar ne çerekfinale te kampionatit vetem prej rregullores qe favorizon skuadren e renditur me mire ne perfundim te fazes se trete te tij.

Ndonese ne takimin e sotem te luajtur ne Peze- Helmes, ajo ka barazuar 1-1 ndaj Skenderbeut, eshte detyruar te pranoje eliminimin dhe kjo padyshim qe ka sjelle deshperim ne rradhet e futbollisteve te vegjel.

Siç kemi thene edhe me pare, jo pak futbolliste te ketij ekipi jane te datelindjeve 2009 dhe 2010, megjithate kane arritur ta perballojne me sukses kampionatin dhe madje te rivalizojne si te barabarte deri ne fund.

Ne ndeshjen ndaj Skenderbeut, kane qene korçaret qe kane kaluar te paret ne avantazh me ane te futbollistit Shkembi, por pak minuta me vone shkodranet kane fituar nje 11-metersh qe eshte kthyer ne gol nga Flavio Fusha.

Pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve deri ne fund, nuk ka patur gol tjeter dhe gjithçka eshte mbyllur ne barazim 1-1. Vllaznia U13 e drejtuar nga Astrit Prençi kesisoj largohet kryelarte nga kampionati, por mbi te gjitha lojtaret e saj treguan se kane te ardhme dhe kjo eshte me shume e rendessihme se çdo gje tjeter./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments