Vllaznia barazoi mbremjen e sotme 1-1 ndaj Buduçnost ne miqesoren e luajtur ne Podgorice, fale golit te shenuar nga sulmuesi Mehdi Çoba ne pjesen e dyyte te ndeshjes.

Nje futbollist ky i cili meriton me shume vemendje dhe natyrisht me shume minuta sepse i ka dhuntite per t’u shnderruar ne nje lojtar te rendesishem.

Ai e ka treguar veten edhe sezonin e kaluar teksa duke luajtur me ekipin Vllaznia U21 ka arritur te shenoje plot 20 gola. Edhe sot beri te njejten gje duke shenuar golin e barazimit, sepse ne fakt kjo eshte gjeja qe ai di te beje me mire.

Vllaznia po provon te marre disa sulmues, por te marresh lojtare per te qendruar rezerve, ne fakt nuk shkon dhe per kete arsye, Çobes apo dhe ndonje lojtari tjeter te Akademise Vllaznia i duhet dhene me shume hapesire./SHKODRA-SPORT.COM/