Vllaznia e ka mbyllur ne barazim 1-1 ndeshjen miqesore ndaj kampioneve te Malit te Zi, Buduçnost, ne ndeshjen e luajtur mbremjen e sotme ne stadiumin e Podgorices.

Ka qene nje loje thuajse e barabarte me raste per te dy ekipet, megjithate vendasit kane shfrytezuar nje gabim ne vendosje te mbrojtjes shkodrane duke shenuar te vetmin gol qe ne minutat e para te ndeshjes.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Kaleziç, Kalaja, Kruja, A. Hoxhaj, Dilaver.

Ndeshja ka nisur me gol per vendasit. Ka qene minuta e 5-te kur Mijoviç ka derguar topin ne rrjeten e portes shkodraneve. Malazezet kane perfituar nga nje gabim ne vendosje i mbrojtesit te majte Bulatoviç dhe kane shenuar.

Me pas ka qene vete Bulatoviç qe ne minuten e 31-te ishte shume prane golit te barazimit me nje gjuajtje te forte me te majten e tij. Ne minuten e 37-te nderkohe eshte Dilaver qe ve ne pozite te veshtire portierin e Buduçnost por ai reagon mire dhe e zoteron topin. Pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin 1-0 ne favor te vendasve.

Nderkohe ne pjesen e dyte Vllaznia do te barazonte ne minuten e 67-te me ane te sulmuesit Çoba. Pak minuta me vone Deda do te kishte mundesine e arte per te shenuar edhe golin e dyte, por perballe portierit vendas ka gabuar. Perfundimisht 1-1, nje rezultat ky i pelqyeshem per kuqeblute qe kane vetem pak dite stervitje.

Buduçnost-Vllaznia 1-0
5’ Mijoviç