Vllaznia e ka mbyllur ne humbje me rezultatin e ngushte 0-1 pjesen e pare te ndeshjes miqesore qe po luan aktualisht ne Podgorice ndaj Buduçnostit.

Ka qene nje loje thuajse e barabarte me raste per te dy ekipet, megjithate vendasit kane shfrytezuar nje gabim ne vendosje te mbrojtjes shkodrane duke shenuar te vetmin gol qe ne minutat e para te ndeshjes.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Kaleziç, Kalaja, Kruja, A. Hoxhaj, Dilaver.

Ndeshja ka nisur me gol per vendasit. Ka qene minuta e 5-te kur Mijoviç ka derguar topin ne rrjeten e portes shkodraneve. Malazezet kane perfituar nga nje gabim ne vendosje i mbrojtesit te majte Bulatoviç dhe kane shenuar.

Me pas ka qene vete Bulatoviç qe ne minuten e 31-te ishte shume prane golit te barazimit me nje gjuajtje te forte me te majten e tij. Ne minuten e 37-te nderkohe eshte Dilaver qe ve ne pozite te veshtire portierin e Buduçnost por ai reagon mire dhe e zoteron topin.

Buduçnost-Vllaznia 1-0
5’ Mijoviç