Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARETjetër “firo” tek skuadra e Kategorisë së Parë, mesfushori shpall “divorcin”

Tjetër “firo” tek skuadra e Kategorisë së Parë, mesfushori shpall “divorcin”

Vazhdojnë largimet tek Erzeni. Rigest Karaj është lojtari i radhës, që nuk do të jetë pjesë e organikës për sezonin e ardhshëm. Mesfushori ka gjetur akordin dhe për pasojë ka shpallur “divorcin”.

29-vjeçari ka luajtur 21 ndeshje sezonin e fundit, duke shënuar edhe 1 gol. Nga kampi shijakas kanë ikur deri tani 6 lojtarë, por të tjerë priten.

Situata duket të jetë e tensionuar dhe kjo gjë në një lloj forme u paralajmërua një ditë më parë edhe nga drejtori Altin Keçi.

Pavarësisht dilemave, klubi është i vendosur për të ndërtuar një ekip dinjitoz. Merkatoja është ende e hapur dhe në të tilla kushte do të mendohet edhe për pasuesit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments