Vllaznia do te luaje te enjten e ardhshme ne Qipro ndaj AEL Limasol ndeshjen e pare te vlefshme per turin e dyte te “Conference League”.
Menjehere pas fitores se mbremshme ndaj Shiroki Brijeg dhe kualifikimit, ne kampin shkodran ka patur edhe merzi sepse dy prej lojtareve titullare u tha se do te mungonin ne takimin e rradhes.
Behej fjale per mbrojtesin Mevlan Adili dhe sulmuesin Fahrudin Gjurgjevikj. Te dy ata mbreme jane ndeshkuar me karton te verdhe, ashtu si dhe ne Bosnje- Hercegovine dhe sipas rregullores se para disa sezoneve, me dy kartona te verdhe futbollisti pezullohej per ndeshjen e rradhes.
Por rregullorja e sivjetme e “Conference League” ka ndryshuar dhe ajo “e ka shpetuar trajnerin Brdariç i cili do te gjendej ne veshtiresi per ndertimin sidomos te repartit te mbrojtjes.
Sipas saj, tashme nje futbollist skualifikohet vetem pas 3 kartonave te verdhe. Per kete arsye, si Adili ashtu dhe Gjurgjevikj do te jene ne Qipro per te luajtur me Vllaznine ndaj AEL Limasol./SHKODRA-SPORT.COM/


