Olivie Zhiru është gati të thyejë mallkimin e numrit “9” tek skuadra e Milanit. Francezi i destinuar të mbajë pas shpine numrin që e ka pasur Inzagi dhe që kur ky i fundit “vari këpucët në gozhdë” ky numër ka qenë totalisht një dështim.
Nga Torres tek Manxukiç tek Lapadula, Piontek, Andre Silva dhe Higuain. Asnjë nga lojtarët që e kanë mbajtur pas shpine nuk kanë arritur të shkruajnë historinë.
Ja lojtarët që kanë mbajtur veshur fanellën me numrin “9”, pas Inzagit –
Matri (2013-14): 19 ndeshje, 1 gol
Torres (2014-15): 10 ndeshje, 1 gol
Destro (2015): 15 ndeshje, 3 gola
Luiz Adriano (2015-17): 36 ndeshje, 6 gola
Lapadula (2016-17): 29 ndeshje, 8 gola
Andre Silva (2017-18 e 2019): 41 ndeshje, 10 gola
Higuain (2018-19): 22 ndeshje, 8 gola
Piontek (2018-2020): 41 ndeshje, 16 gola
Manxukiç (janar-qershor 2021): 11 ndeshje, 0 gola







