Me siguri shumë prej jush e kishin harruar Radamel Falcaon, i cili dikur pushtonte Europën, duke i dhënë Atletico Madrid titullin e Europa League e konkurruar Messin e Ronaldon për Këpucën e Artë në Spanjë.
Tashmë ai nuk është në nivelet e dikurshme dhe i ka kapur të 35-tat. Dëmtimet e njëpasnjëshme e detyruan të zbriste shkallë në cilësi dhe në sezonin e fundit ishte pjesë e Galatasaray në Turqi, ku sërish nuk e shpërbleu pritjen madhështore e mbështetjen, që tifozët nga Stambolli i dhanë.
Para tre ditësh ai u nda me turqit dhe sot ka firmosur për një vit me Rayo Vallecano, ku luan edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Ivan Balliu.
Falcao e njeh shumë mirë LaLigan dhe do provojë të ristartojë edhe një herë.
![Screenshot 2021-09-04 at 17-16-04 Zyrtare Ju kujtohet Radamel Falcao Këtë sezon do jetë shok skuadre me Ivan Balliun - Abc [...]](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2021/09/Screenshot-2021-09-04-at-17-16-04-Zyrtare-Ju-kujtohet-Radamel-Falcao-Kete-sezon-do-jete-shok-skuadre-me-Ivan-Balliun-Abc-...-1068x574.png)






