Shqipëria mori 3 pikë jetike ndaj Hungarisë, në përballjen që vlejti për kualifikueset e Botërorit 2022. Goli i vetëm u realizua nga Broja (1-0). Nuk mund të mos jetë i lumtur Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Në një prenoncim të dhënë, numri një i futbollti shqiptar u shpreh i lumtur, por kërkoi nga djemtë që mos të rrëmbehen nga euforia. Gjithashtu, tha se Poloninë pak ditë më parë e ndihmoi zoti dhe gjyqtari.
“Jam i kënaqur me praninë e tifozëve, që krijuan atmosferë dhe jam i bindur që e ndihmuan skuadrën. I lumtur me rezultatin dhe golin e Brojës. Një fitore ndaj një kundërshtari, që ka qenë mace e zezë në historinë tonë, nuk i kishim mundur asnjëherë.Kjo fitore na mban në lojë për ndeshjet e fundit.
Të mos jemi euforikë dhe të marrim tre pikët të mërkurën dhe të luftojmë për tre pikët ndaj San Marinos. Me Poloninë luajtëm mirë, krijuam dhe mbajtëm topin më shumë se Polonia, goditëm 16 herë portën dhe shënuam një herë.
Poloninë e ndihmoi Zoti dhe arbitri, që gaboi rëndë. Në nxorrëm mësimet tona. Nuk duhet të gabojmë ashtu në goditjet standarte dhe sot i korrigjuam. Nëse luajmë kështu, do kemi të ardhme të mirë. Në Elbasan kemi fat në përgjithësi, por nuk është kryesore, duhet t’i bësh kujdes edhe këmbëve” – tha ai.