Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREXhaferi i përgjigjet Hasanbelliut: Teutën e presin 11 luanë në Shkodër

Xhaferi i përgjigjet Hasanbelliut: Teutën e presin 11 luanë në Shkodër

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i ka dhënë dje një përgjigje deklaratës së bërë nga kreu i klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu, në “Panorama Sport”. Në replikën e tij për gazetën, numri një i klubit kuqeblu ka thënë ndër të tjera se Teutën e presin 11 luanë të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi”.

Takimi Vllaznia-Teuta vjen vetëm pas jo më shumë se tri javësh nga luajtja e finales së Superkupës në “Elbasan Arena”, ku durrsakët kampionë në fuqi arritën të fitonin 3-0 dhe morën trofeun.

“Të shtunën do të jenë në fushë 11 luanë dhe mijëra zemra kuqeblu në shkallët e stadiumit. Gjithashtu, në lokale, bare dhe nga shtëpitë, por edhe gjithandej nëpër botë, shkodranët do të jenë duke mbështetur fuqishëm Vllazninë në rrugën e saj drejt suksesit”, ka thënë Xhaferi për “Panorama Sport”, duke i dhënë kështu një përgjigje edhe deklaratës ngacmuese të presidentit të Teutës, Hasanbelliu.

Në sezonin e fundit dy skuadrat kanë qenë në luftë për titull deri në javën e 36-të, kur durrsakët ia dolën të shpalleshin kampionë falë golavarazhit më të mirë të përgjithshëm në krahasim me shkodranët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments