HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJava e katërt e Kategorisë Superiore, ja kur luhet Skënderbeu- Vllaznia

Java e katërt e Kategorisë Superiore, ja kur luhet Skënderbeu- Vllaznia

Kategoria Superiore do vijojë sot dhe nesër me tre sfida, për t’i dhënë fund javës së tretë. Sot Partizani luan me Vllazninë në Elbasan, ndërsa nesër zhvillohen dy duele, Egnatia – Skënderbeu dhe Laçi – Kukësi.

Tanimë është publikuar edhe kalendari i javës pasardhëse, asaj të katërt, që luhet në tre ditë dhe orare të ndryshme. Gjithçka nis me duelin e së premtes në datën 1 tetor, ku Dinamo pret Partizanin në orën 19:45, me ndeshjen që është programuar për në “Air Albania”. Stadiumi kombëtar do hap dyert pas mbjelljes së barit të ri, pikërisht me derbin e kryeqytetit që rikthehet pas disa sezonesh.

Të shtunë në datën 2 tetor, në 13:45 Egnatia luan në shtëpi me Kastriotin, ndërsa në 16:45 Kukësi dhe Teuta përballen në Elbasan Arena. Të diel, në tre tetor zhvillohen dy sfida, Skënderbeu pret Vllazninë në 16:45, ndërsa Tirana dhe Laçi luajnë në 19:45 në “Air Albania”.

Kategoria Superiore – java 4

E premte, 1 tetor 2021

19:45 Dinamo vs Partizani

E shtunë, 2 tetor 2021

13:45 Egnatia vs Kastrioti

16:45 Kukësi vs Teuta

E diel, 3 tetor 2021

16:45 Skënderbeu vs Vllaznia

19:45 Tirana vs Laçi

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments