Vllaznia U21 ka qene e pafat diten e djeshme sepse ne minutat shtese te ndeshjes i ka ikur fitorja nga duart ne perballjen qe ka luajtur ne transferte ndaj ekipit te Dinamos. Ajo ka pesuar gol ne minuten e 93-te dhe gjithçka u mbyll ne barazim 1-1.
Per shkodranet kishte shenuar me pare sulmuesi Armir Osmani ne pjesen e pare. Ky ka qene goli i pare i ketij lojtari ne kete kampionat dhe padyshim qe ai shpreson te shenoje edhe shume te tjere ne vijim.
Vete Osmani ka dhene nje prononcim per “Shkodra Sport” duke shprehur edhe emocionet qe ka perjetuar nga ky gol i shenuar: “Po normal qe ishte nje kenaqesi e madhe per mua nuk diskutohet. Ishte goli i pare qe erdhi dhe ne nje ndeshje te forte me ekipin e Dinamos. Kuptohet qe mu be qejfi edhe ngaqe trajneret besuan deri ne fund tek une dhe qe me ate gol ndihmova ekipin.
Megjithate, me thane te drejten me keq me erdhi qe nuk dolem nga fusha me tre pike sesa goli qe realizova une. Plus kesaj, ai gol qe pesuam ne ne minutat e fundit ishte vertet i rende. Por asgja nuk ka mbaruar, keshtu eshte futbolli ka te papritura dhe tani mendjen e kemi tek ndeshja e rradhes”.
I pyetur se si e shikonte ekipin e ketij sezoni, sulmuesi 20 vjeçar qe eshte rritur tek Akademia Vllaznia, do te shprehej: “Ekipi kete sezon eshte perfekt, nuk diskutohet qe jemi favorit sijet. Ne jemi duke punuar shume, duke ja marre maksimumin çdo seance stervitore dhe stafi, trajneret, djemte po mundohen te gjithe shume dhe jemi gati per çdo sfide”.
Osmani luan si sulmues i majte zakonisht, por edhe ne maje dhe ka disa aftesi te mira prandaj dhe stafi teknik beson tek ai. I pyetur nderkohe per objektivat e tij personal, per gazeten tone ai do te shprehej: “Objektivat e mia? Kam deshire t’i marr gjerat nje e nga nje. Si fillim, te shenoj sa me shume gola per te ndihmuar ekipin, veten time dhe pse jo me dhane maksimumin edhe kontributin tim tek ekipi i pare”./SHKODRA-SPORT.COM/







