HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKalendari i vjen në ndihmë Vllaznisë, 'luftë' në dy fronte

Kalendari i vjen në ndihmë Vllaznisë, ‘luftë’ në dy fronte

Vllaznia rënditet në vendin e katërt të Kategorisë Superiore me 9 pikë të gurmbulluara. Në këtë periudhë, shkodranët kanë në favor edhe kalendarin, i cili nuk duket i vështirë. Në letër, ekipi i Brdariç ka vetëm një takim të vështirë: Atë me Tiranën.

Vllaznia mat forcat me Tiranën të shtunën në shtëpi, në orën 16.45. Takim i javës së shtatë të kampionatit pritet me padurim nga tifozët.

Më pas, në program është 90 minutëshi me Pogradecin jashtë, e vlefshme për 1/8 e Kupës së Shqipërisë (3 nëntor). Më 7 nëntor, luhet transferta me Egnatian. Më 17 nëntor, zhvillohet akti i dytë në Kupë me Pogradecin. Vllaznia-Kastrioti është e planifikuar me 20 nëntor, ndeshje me te cilen mbyllet faza e pare e kampionatit.

Me pas, do te nise faza e dyte e kampionatit dhe Vllaznia do te luaje serish ne shtepi, kete here ndaj Laçit. Nje kalendar qe duket se favorizon kuqeblute dhe ata duhet ta shfrytezojne kete gje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments