Shumë vlerësime jashtë Shqipërisë dhe fare pak në vendin tonë! Elton Marini është një emër që në Shqipëri nuk përmendet shumë sa i përket punës së bërë prej tij, por ndërkohë po kthehet në kryefjalën e prestigjozeve mediatike në Europë.
Këtë herë është “Tuttomercatoweb” që zbulon një lëvizje të bujshme. Klubi i Serisë A, Genoa, po mendon që të marrë Elton Marinin për të mbuluar pjesën e skautizmit.
Mbetet ende që të shihet sesi do të vazhdojnë bisedimet, nëse do të jetë Marini si përgjegjësi kryesor në zbulimin e lojtarëve për ekipin që ndodhet në elitën e futbollit italian.
Një nga goditjet më të mëdha të Marinit ishte afrimi i Ekuban te Partizani, teksa shumëkush e cilëson si sulmuesin më të mirë të huaj që ka ardhur në Superiore.
Marini nderkohe eshte edhe menaxheri i sulmuesit brazilian te Vllaznise Victor da Silva. Maredheniet e tij me klubet dhe lojtaret qe luajne ne Itali duken te mira dhe si rrjedhoje ekziston edhe hipoteza qe ai te emerohet scaut tek Genoa.