Në pak më shumë se një muaj, Lionel Messi do të jetë futbollist i lirë dhe e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Futbollisti argjentinas do ti japë lamtumirë aventurës së tij me PSG-në, ndërsa Barcelona po bën gjithçka që mundet për ta rikthyer në Katalonjë.

Sipas medias spanjolle Sport, një studim i brendshëm në klubin e Barcelonës zbulon se rikthimi i Messit do të sillte rreth 230 milionë euro në vit fitime, duke përfshirë 150 milionë në sponsorizime dhe 80 milionë nga shitjet e biletave.

Pavarësisht vështirësive financiare të klubit, firma me Messi-n është në një fazë vendimtare deri në atë pikë sa Barça shpreson që këtë javë LaLiga ti japë dritën jeshile dhe të mund të nisë ofensivën e saj përfundimtare për të rikthyer Messin, i cili ka marrë gjithashtu një ofertë “faraonike” nga Arabia Sudite.