Futbollisti i Real Madrid, Toni Kroos është një nga futbollistët më të dashur të tifozëve të Realit, i cili pa dyshin është një pikë referimi në formacionin e “Los Blankos”.
Stadiumi i ri i Real Madrid pritet të jetë gati në vitin 2023 dhe për këtë mesfushori gjerman ka një dëshirë. Ai shpreson shumë që të luajë edhe disa vite të tjera në stadiumin e ri sepse sipas tij do të jetë diçka e mrekullueshme.
“Santiago Bernabeu i ri do të jetë i mrekullueshëm. Ka qenë më i miri në botë dhe do të vazhdojë të jetë më i miri. Shpresoj të luaj disa vite në stadiumin e ri. Për të qenë futbollist profesionist, nganjëherë duhet t’i thuash jo shokëve dhe të stërvitesh shumë”, deklaroi Kroos për faqen zyrtare të Realit.
Kontrata aktuale e Toni Kroos përfundon në qershor të vitit 2023, por dëshira e lojtarit është që të vazhdojë të luajë edhe për disa vite në “Santiago Bernabeu”.
![Screenshot 2021-11-13 at 15-47-28 Reali me shtëpi të re, Kroos Shpresoj të luaj disa vite në stadiumin e ri “Santiago Berna[...]](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2021/11/Screenshot-2021-11-13-at-15-47-28-Reali-me-shtepi-te-re-Kroos-Shpresoj-te-luaj-disa-vite-ne-stadiumin-e-ri-Santiago-Berna....png)














