Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKa tension në 'Loro Boriçi', protagonist bëhet Ndreu me Brdariç

Ka tension në ‘Loro Boriçi’, protagonist bëhet Ndreu me Brdariç

Kastrioti nuk po kalon një moment aspak të mirë në kampionat nisur kjo nga forma e keqe e treguar në javët e para.

Në sfidën ndaj Vllaznisë, krutanët e panë vetën në disavantazh të dy golave duke humbur krejtësisht toruan. Por përveç lojtarëve në fushë, dhe tekniku Ramazan Ndreu u duk mjaft i irrituar në bankinën e tij.

Në një moment, Tomas Brdariç niset drejt Ndreut për të marrë një top, por trajneri i krutanëve dukej mjaft i nxehur dhe goditi topin në anën tjetër të bankinës.

Ky moment shkaktoi mjaft ovacione e vërshëllima në “Loro Boriçi”, por trajneri Tomas Brdariç që ishte protagonist e mori me sportivitet episodin duke qeshur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments