Perpos ndeshjes Shqiperi- France (0-4) qe u zhvillua pasditen e sotme ne stadiumin e Rrogozhines, jane luajtur edhe shume ndeshje te tjera te vlefshme per turin kualifikues te EURO 2023 per grupmoshen U19.

Ne fushe sot ka qene edhe kombetarja greke e cila eshte ndeshur me Rusine ne nje ndeshje qe eshte fituar nga kjo e fundit me rezultatin e ngushte 1-0.

Por duhet thene se ne kete ndeshje ka qene ne fushe edhe nje futbollist shqiptar, pikerisht lojtari me origjine nga Shkodra Andreas Ndoj.

Siç dihet ai eshte pjese e kombetares U19 te Greqise dhe ne perballjen e sotme ndaj Rusise sipas komenteve te mediave greke, ka qene nje nga me te miret ne fushe.

Padyshim qe kjo eshte diçka shume pozitive per lojtarin e lindur ne Greqi por me dy prinder nga Shkodra, i cili po ashtu eshte edhe pjese e Akademise se klubit te mirenjohur grek Olimpiakos./SHKODRA-SPORT.COM/