Trajneri i Leipzig, Julian Nagelsmann, ka folur për të ardhmen e tij, ku tha se ka pasur një bisedë me Barcelonën pak kohë më parë. Megjithatë, trajneri vendosi të nënshkruajë me Leipzig, por nuk e ka refuzuar një kalim te Barcelona në të ardhmen.

“Është e vërtetë se ka interes atje për mua. Në futboll, koha dhe përshtatja është gjithmonë çelësi. Kur Barcelona më konktaktoi, thjesht e dija që nuk ishte momenti i duhur, kështu që nuk firmosa.

“Koha nuk ishte e duhur dhe Barcelona nuk donte të priste. Unë isha në Hoffenheim nën kontratë, kishte një klauzolë. Unë mund të largohesha vetëm në vitin 2019. Kur ajo klauzolë hyri në fuqi, Barcelona nuk kishte më interes.

“Kam pasur bisedime shumë të mira me Leipzig. Ndjeva që klubi me të vërtetë donte mua dhe firmosa këtu. Në të ardhmen, nuk i dihet asnjëherë, në futboll nuk është asgjë e sigurt”, përfundoi Nagelsman./abcnews/