Pas Superior Klima dhe Dinamo, sot ka qene rradha e Elbasanit per te provuar forcen e Vllaznise ne ndeshjet e kampionatit kombetar te te rinjve. Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Fatjon Hallunaj kane arritur nje tjeter fitore, kete here me shifrat 82-40 ndaj elbasanasve ne takimin e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Per shkodranet gjithçka ka qene e lehte ne kete ndeshje sepse diferenca e tyre me kundershtarin ka qene e madhe dhe kjo eshte reflektuar edhe ne fushen e lojes.

Epersia e basketbollisteve kuqeblu ka nisur qe ne fillimin e ndeshjes dhe ka vijuar deri ne fund. Pjesa e pare eshte mbyllur me shifrat 43-21 nderkohe qe epersia ka ardhur duke u thelluar gjithnje e me shume ne pjesen e dyte dhe per rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur me shifrat 82-40.

Edhe ne kete ndeshje ka spikatur me performancen e tij basketbollisti Elian Memçaj qe ndonese ka luajtur mbreme me te rriturit ndaj Tiranes, serish ka qene sot protagonist me lojen dhe piket e shenuar edhe ne ndeshjen e te rinjve ndaj Elbasanit.

Neser paradite Memçaj do te jete para gazetareve sebashku me trajnerin Vladimir Ivankoviç dhe padyshim qe keto jane momente te cilat po e rrisin shume si sportist, por e rendesishme eshte se kemi te bejme me nje lojtar me shume te ardhme.

Nga ana tjeter, Vllaznia U18 me tre fitore ne tre ndeshje duket se ka hedhur qe tani kandidaturen si pretendentja kryesore per fitimin e titullit kampion kete sezon.
www.shkodrasport.com