HomeKRYESORE'Sirena alarmi' për Allegrin te Juventusi, tashmë po flitet për pasardhësin

‘Sirena alarmi’ për Allegrin te Juventusi, tashmë po flitet për pasardhësin

Massimiliano Allegri është me “litar në qafë” dhe pikërisht humbja e fundit në Torino ndaj Atalantës me 0-1 e lë trajnerin me një këmbë e gjysmë jashtë Juventusit.

Direktiva e klubit torinez me në krye familjen Agnelli po vlerëson tashmë opsionet e tjera për stolin. Pirlo dështoi dhe as opsioni për të rikthyer Allegrin nuk po funksionon për ta.

Javë e zezë për trajnerin italian, i cili e ka parë Juventusin të humbasë në Londër kundër Chelsea-t dhe në shtëpi kundër Atalantës, duke mbetur në Serie A njëmbëdhjetë pikë prapa liderit.

Sipas Todofichajes, sekretari i përgjithshëm i klubit Bianconero po flet për ta provuar me Paulo Fonseca. Trajneri portugez ka një poster të mrekullueshëm në Itali dhe mund t’i japë skuadrës një ajër tjetër.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments