Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Dhimbje koke' për trajnerin Daja, Partizani pa titullarin për sfidën ndaj Skënderbeut

‘Dhimbje koke’ për trajnerin Daja, Partizani pa titullarin për sfidën ndaj Skënderbeut

Partizani e fitoi ndeshjen e fundit ndaj Teutës, duke u kthyer te fitorja pas atij barazimi me Laçin në javën e nëntë. Ishte një ndeshje shumë e luftuar, të cilën të kuqtë e sollën në shinat e tyre vetëm në fund.

Por edhe kjo fitore e kishte një faturë në aspektin negativ. Albion Marku nuk i mbajti nervat ndaj Aleksit në minutën e 87 dhe arbitri e nxori jashtë lojës pas të verdhit të dytë.

Ky karton i kuq e privon mbrojtësin e djathtë të jetë prezent në ndeshjen ndaj Skënderbeut më datë 4 dhjetor. Ish-anësori i Laçit ishte një nga më të mirët ndaj Teutës dhe gjatë gjithë këtij sezoni ka qenë zgjedhje e parë e trajnerit Ilir Daja.

Mungesa e tij është një problem aspak i vogël për teknikun e të kuqve, duke qenë se Gligorov, i cili pritet ta zëvendësojë 21-vjeçarin, nuk ka treguar nivelin për të mbuluar tërësisht mungesën e mbrojtësit, në pronësi të Lokomotivës.

Nga ana tjetër, lajm i mirë është fakti se asnjë lojtar tjetër nuk mungon për shkak kartonësh, teksa i vetmi me tre të tillë është Ergys Kaçe.

Në rast se mesfushori ndëshkohet ndaj Skënderbeut, do të detyrohet të mungojë në ndeshjen kundër Vllaznisë, tjetër duel delikat dhe i rëndësishëm për vazhdimësinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments