Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL'Praktikë e gabuar e FSHF', Artan Shyti: Problemet me borxhet nuk kanë...

‘Praktikë e gabuar e FSHF’, Artan Shyti: Problemet me borxhet nuk kanë nisur sot…

Skandali i FSHF-së dhe financat me Tiranën ka vijuar ende teksa pedagogu Artan Shyti ka folur për këtë çështje teksa ka thënë se kjo çështje ka nisur që në kohëne kontratës të Tiranës dhe ish-presidentit Metush Seferi dhe se nëse ka një çështje të humbur nga një klub ndaj një individi, çdo tentativë për të ‘ndihmuar’ klubin duke mos i dërguar paratë drejt tek klubi nuk është praktika e duhur.

“Nuk nis sot, ka nisur që kur është bërë kjo kontrata e famshme e klubit dhe një individi i cili ishte i ndjeri Metush Seferi, që iu kërkua të financonte ringritjen e Tiranës. Këtu fillon çudia sepse nëse një ndërmarrje shtetërore bën një kontratë me një privat me idenë se do i kthehen nesër paratë.

Në momentin që Gjykata është institucioni mbi të gjitha edhe se FSHF, klubi dhe bashkinë sepse edhe ajo ishte aksionere, sepse klubi i Tiranës është edhe i zotit Halili, por edhe i bashkisë. Kanë vendosur që kjo kontratë është e vlefshme dhe ka të drejtë zoti Seferi apo dhe familja e tij që të marrin paratë që i takonin këtu mbaron çështja, sepse të gjitha palët janë në funksion të kësaj. Mosvendosja në dispozicion të drejtësisë për të zgjidhur një çështje që drejtësia kishte dhënë fjalën e fundit. Këto problemet me FSHF-në nuk dua të përfshihem sepse nuk jam personi që di se cilat janë këto çështje.

Në momentin që ka një çështje të humbur nga një klub ndaj një individi, çdo tentativë për të ‘ndihmuar’ klubin duke mos i dërguar paratë drejt tek klubi nuk është praktika e duhur. Vendimi gjyqësor është mbi ne. Na pëlqen ose jo ne duhet të respektojmë vendimin e gjykatës.

Nëse FSHF ka menduar që për të mbajtur paratë aty e duke bërë pagesa për klubin unë besoj se ndër vite kjo do të ishte zgjidhur. Duke i paguar çdo vit një pjesë. Zoti Halili ka thënën se kanë biseduar me zoti Seferin duke rënë dakord dhe nëse do të ishte kështu do të ishte shkruar do të kishte shkuar në gjykatë dhe do të ishte bërë.”, tha Artan Shyti për “Top News”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments